Gresi Bajri fiton turneun Tennis Europe Shkup për kategorinë U-14. Vajza shkodrane mundi në finalen sportisten serbe Elena Milutinovic 3:6, 6:1, 6:2. Në këtë turne, Gresi fitoi katër ndeshje, përfshi edhe finalen.
Me fitoren në këtë turne me shumë mundësi, Gresi do radhitet në Top 100 lojtaret më të mira në Europë të grupmoshës U-14 gjë që ishte dhe një objektiv për Gresin dhe trajnerin e saj në fillim të këtij viti dhe kjo është një arritje e madhe për Gresin për Shkodra Tennis Club dhe Federatën e Tenisit të Shqipërisë.
Është një rezultat fantastik për një talent të ri, i cili premton shumë që në hapat e parë në këtë sport të veçantë dhe tërësisht individual.
Është një rezultat inkurajues, i cili e sjell sportin e tenisit në vëmendje edhe në Shkodër. Gresi është vajza e çiftit të njohur të mjekëve shkodrane Luan e Aida Bajri.
ShkodraWeb Media uron Gresin për këtë rezultat edhe historik për Shkodrën e Shqipërisë dhe karrierë të suksesshme gjithmonë! /ShkodraWeb/