Dinamo, Kukësi e Partizani duan të përforcohen dhe ndonjë objektiv e kanë edhe të përbashkët. Të kuqtë morën Sherif Kallakun për t’i dhënë skuadrës së tyre më shumë fantazi.
Dinamo gjithsesi ka gjetur zgjidhje tjetër dhe nga Kosova, sipas “Panorama Sport”, në Abissnet Superiore do të kalojë Dennison Silva.
Braziliani është një nga zbulimet e sezonit në BKT Superliga, teksa me skuadrën e Drenicës ka shënuar pesë gola në 15 ndeshje.
Duel ka për një lojtar tjetër, mbrojtësin Eneo Bitri. Partizani e ka si objektiv, por beratasi që dëshiron të luajë jashtë ka edhe një ofertë nga Kukësi. /oversport/