Vora plot komoditete, pasi do të luajë në shtëpi dhe kjo do të jetë përballja e parë kundër shkodranëve në stadiumin “Vora”. Deri tani ky stadium ju ka sjell fat dhe mbarësi, pasi përveç rezultateve të mira, që kanë marrë në këto 4 javët e para të fazës së tretë, ata nuk kanë pasur dhe aq shumë dëmtime, në krahasim me ndeshjet e luajtura në dy fazat e para, por akoma më shumë shtohen shpresat për një rezultat pozitiv duke qenë se rikthehen disa futbollistë që nuk luajtën kundër Flamurtarit, si kapiteni Tabaku, por edhe portieri Ruçi, që të dy të pezulluar për kartonët.
Gjithashtu tek Vora shtohet optimizmi për disa lojtarë të dëmtuar si Hasa, Karrica apo Torraj që ende nuk e ka bërë “sefte” në kampionat, duke qenë se janë drejt rikuperimit të plotë. Kështu Torraj është gati për tu aktivizuar. Ndërsa për Hasaj apo Karrica priten që të jenë të gatshëm ndoshta në fundin e fazës së tretë apo fillimi i fazës së katërt. Të gjithë këto futbollistë po stërviten rregullisht me ekipin, por në mënyrë të diferencuar. Ndeshja e së premtes do të jetë shumë e rëndësishme për të dyja ekipet, pasi në projekt kanë fitoret.
Shkodranët kërkojnë që të mos e lëshojnë më kreun e ndërsa Vora kërkon pikët e shkëputjes nga zona e ftohtë. Për këtë takim kaq të rëndësishëm për Vorën, trajneri Bellaj do të ketë në dispozicion më shumë alternative lojtarësh si dhe 4 seanca stërvitore deri ditën e premte kur dhe do jetë dita e ndeshjes. Enis Fazllagiç një lojtar që ka qenë shumë i vlerësuar nga shteti maqedonas gjatë periudhës që ka qenë pjesë e kombëtares u-21, por që shërbimet e tij ka marrë edhe interesimin e trajnerit Bellaj, që në këtë fazë të tretë e ka aktivizuar në të gjitha ndeshjet duke regjistruar gjithsej 15 aktivizime gjatë këtij sezoni të tij të parë në Shqipëri.
Lidhur me takimin e radhës kundër Vllaznisë mesfushori Enis Faslagiç mendoj se do të jetë një ndeshje mjaft e luftuar dhe mjaft e fortë. Rezultatet dhe ecuria e mirë e Vllaznisë në këto javët e fundit e sidomos fitorja e fundit e tyre ndaj Partizanit, i ka sjellë një moral të lartë kësaj skuadre, prandaj ne duhet të bëjmë shumë kujdes dhe duhet të luajmë me shumë qetësi për të arritur atë që dëshirojmë të gjithë ne lojtarët e Vorës në çdo kundërshtar, që është fitorja. Besimi ynë është i patundur se do të arrijnë t’ia dalim duke marrë tri pikët që do të kenë vlera të mëdha për ne”, ka përfunduar deklarimin e tij, 25-vjeçari, Enis Fazlagiç.


