“Abissnet Superiore” starton faza e dytë e kampionatit, teksa do të luhet java e 10-të. Do të luhet në aksin Kukësi – Tirana në dy orare të ndryshme, në orën 14:00 dhe 17:00.
Gjithçka do të startojë me sfidën Kukësi – Vllaznia, takim ky që do të luhet në “Kukës Arena” duke nisur që nga ora 14:00 e ditës së premtes. Si verilindorët ashtu edhe shkodranët vijnë pas fitoreve në javën e 9-të dhe do të përplasin “brirët” për një tjetër 3 pikësh.
Pritet te jete nje ndeshje interesante nga te dy ekipet, duke shpresuar shume qe niveli i kesaj perballje te mos ndikohet nga gjendja e keqe e fushes se “Kukes Arena”.
Ndërkohë në po të njëjtën ditë do të luhet edhe në kryeqytet. Erzeni do të presë Laçin në “Arenën e Demave”. Ndeshja do të nis në orën 17:00, ku si shijakasit ashtu edhe kurbinasit synojnë rikthimin te fitorja në kampionat.