Pak muaj ekzistence por shume gjera kane ndryshuar per mire dhe per me teper interesi i femijeve per t’u rregjistruar prane saj eshte gjithnje e me i madh.

E kemi fjalen per FC Basania e cila aktualisht numeron 4 ekipe grupmoshash por shume shpejt mesa duket do te jete e nevojshme shtimi i numrit te tyre ngaqe po shtohet numri i femijeve qe duan te jene pjese e ketij klubi.

Arsyet pse ndodh kjo padyshim qe jane disa, duke nisur nga serioziteti me te cilin po punohet tek ky klub, kushtet e shkelqyera te punes dhe mbi te gjitha tek nje e veçante qe se ka aktualisht asnje klub dhe Akademi, te pakten ne Shkoder e Veri: Ate qe te gjithe femijet e FC Basania nuk paguajne asnje tarife financiare per t’u stervitur!!!

Nje gje e tille behet e ditur permes nje postimi qe kane bere vete drejtuesit e ketij klubi ne faqen zyrtare te tij teksa shkruajne:

FUTBOLLI është pasion,

BASANIA F.C është edhe dashuri

I gjithë stafi i Basania Football Club, ka kënaqësinë të informojë publikun dhe të gjithë dashamirësit tanë, që falë seriozitetit dhe përkushtimit por edhe falë ristrukturimit dhe futjes së metodave bashkëkohore të organizim/funksionimit të Akademisë e po ashtu edhe stërvitjes cilësore si për nga metodat por edhe përkushtimi pasionant i stafit, vërshojnë prurjet e talenteve tek Akademia jonë.

Ne vazhdojmë të rritemi, Juve ju falenderojmë për mbështetjen dhe besimin e patjetër ju premtojmë që nuk ka kthim prapa por vetëm përpara drejt një ‘Marke’ që shumë shpejt do njohi jo vetëm sukseset por edhe e lakmueshme gjërësisht.

Jemi të bindur që FUTBOLLI nuk njeh STATUS EKONOMIK por zhvillohet nga talenti dhe pasioni, prandaj edhe është e vetmja Akademi që fëmijët kanë TARIFË ZERO për trajnim dhe plus edhe mjaft mbështetje të tjera në mënyrë që çdo’kujt ti jepet mundësia dhe Basania Football Club të jetë prodhues dhe promovues kryesor i talenteve të ardhshëm të futbollit.

Dera jonë është e hapur për çdo fëmijë që ëndërr të tijen ka të bëhet futbollist.
Ju përshëndesim dhe ju FALEMINDERIT nga stafi i Basania Football Club.