Shënim nga FA (Federata Angleze e Futbollit) pas ndeshjes Manchester City-Tottenham, ndeshje e luajtur dje për javen e 14-të të Premier League e cila përfundoi 3-3.

Ndeshje kjo që pati polemika pafund per nje aksion te fundit te ndalur nga arbitri kryesor Hopper pasi ky i fundit kishte dhene avantazhin per te ndaluar me pas lojen dhe Grealish qe po i drejtohej portes se Vicarios…

Nëpërmjet shënimit të Federatës Angleze të Futbollit mësojmë se Qytetarët, me rastin e protestave të lojtarëve të Pep Guardiola pas një vendimi arbitrazhi, akuzohen se kanë shkelur rregullin E20.1 të rregullores duke mos “parandaluar lojtarët e tyre per te mbajtur një sjellje të pahijshme” në minutën e 94-të të lojës.

Manchester City ka afat deri më 7 dhjetor për t’iu përgjigjur këtij komunikimi.