Ish-trajneri i Inter-it Gigi Simoni beson se Ronaldo ka qenë më i kompletuar se sulmuesi i Juventus Cristiano Ronaldo.

Braziliani shënoi 34 gola në 47 ndeshje me Zikaltrit nën drejtimin e Simoni-t, dhe tekniku beson se ai ishte një lojtar më i mirë se CR7.

“Ronaldo ‘im’ ishte shumë më i kompletuar, më i paparashikueshëm,” shprehet Simoni për SportNews.

“Ata janë dy lojtarë të ndryshëm. Cristiano është një lojtar i mirë, por Fenomeni ishte diçka tjetër.”

Simoni ka qenë trajneri i Inter gjatë ndeshjes së famshme me Juventus më 1998-ën, kur Ronaldo-s iu mohua një penallti e pastër.

“Nuk kam parë një president aq të inatosur sa ka qenë Moratti pas atij incidenti. Është një kujtim shumë i trishtë.”/telesport/