HomeKRYESOREFestë austriake në Berlin, Austria mund Poloninë dhe hedh një hap të...

Festë austriake në Berlin, Austria mund Poloninë dhe hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit

Polonia ka humbur me shifrat 1-3 kundër Austrisë në “Olimpiastadion” të Berlinit, takim i vlefshëm për Grupin D të Kampionatit Europian 2024.

Golin e parë të sfidës e shënoi Trauner që në minutën e 9-të të lojës, ndërsa Piatek shënoi për Poloninë në të 30-tën për të mbyllur pjesën e parë në baraspeshë. Në të dytën, do të ishte Baumgartner ai që do t’i kthente avantazhin Austrisë në të 66-tën minutë, ndërsa Arnautoviç do të trefishonte rezultatin me anë të një penalltie në minutën e 78-të.

Austria me këtë rezultat shkon përkohësisht në vendin e tretë, ndërsa Polonia vazhdon të jetë e fundit me 0 pikë. Austriakët ndeshjen e radhës do ta kenë kundër Holandës, kurse polakët kundër Francës. Të dyja takimet do të zhvillohen me 25 qershor.

REZULTATI | POLONI-AUSTRI 1-3

30′ Piatek /9′ Trauner, 66′ Baumgartner, 78′ Arnautoviç

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments