Tek ekipi i Vllaznise sot do te kete feste. Njeri prej pjestareve te stafit teknik, pikerisht trajneri i portiereve Ideal Lekiqi, ka ditelindjen.
Ai mbush sot 40 vjeç dhe me kete rast, edhe gazeta “Shkodra Sport” i bashkohet urimeve te shumta per kete trajner, e njekohesisht tifoz te madh te Vllaznise.
Lekiqi ka lindur ne Shkoder me 12 nentor 1980 dhe zgjedh te merret futboll teksa luann ne fillimet e tij me Vllaznine me te cilen edhe shpallet kampion ne vitin 2001 dhe me pas do te luante edhe per disa skuadra te tjera.
Nderkohe prej shume vitesh ka nisur detyren e trajnerit duke u fokusuar kryesisht tek portieret dhe pas eksperiences me ekipet e Akademise Vllaznia, ka punuar edhe tek Beselidhje ndersa prej disa sezonesh eshte edhe pjese e ekipit te pare teksa ka punuar me disa trajnere te njohur, nderkohe qe tani po punon edhe me gjermanin Brdariç.
E ben punen e tij me shume pasion, per me teper qe eshte edhe tifoz i madh i Vllaznise. Kete gje e shpreh edhe herepashere me reagimet e tij kur sheh qe kesaj skuadre i behen padrejtesi./SHKODRA-SPORT.COM.