Mbrëmë besimtarët ortodoksë kanë festuar festën e Pashkës dhe kjo festë është festuar edhe në Shkodër, ata ndonëse nuk janë të shumtë në Shkodër, kanë patur “mysafirë”.

Në ambjentet e Kishës Ortodokse në meshën e dhënë kanë asistuar edhe disa sportistë e trajnerë. Njëri prej tyre ka qenë mbrojtësi rumun i Vllaznisë Dan Geliu Ignat i shoqëruar nga e fejuara e tij.

Por përveç tyre kanë qenë edhe vajzat e ekipit të volejbollit të të rejave të Skënderbeut, i cili luan paraditen e sotme ndeshjen finale të kampionatit ndaj Vllaznisë.

Diçka e veçantë kjo për Ignat dhe vajzat korçare sepse i kanë festuar Pashkët larg familjeve të tyre. Por nëse këta të fundit pasditen e sotme do të jenë në Korçë për të vijuar festën bashkë me ta, mbrojtësi rumun do të jetë në Tiranë për të luajtur ndeshjen e rradhës me Dinamon për kampionat.
© shkodrasport.com