Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFestojnë kualifikimin e Italisë, Tare në Olimpico përkrah legjendës së Romës

Festojnë kualifikimin e Italisë, Tare në Olimpico përkrah legjendës së Romës

Italia mposhti Greqinë 2-0 dhe siguroi matematikisht kualifikimin në Euro 2020. Ndeshja u zhvilluan në Olimpico të Romës dhe të shumtë ishin personalitetet që po ndiqnin ekipin e Mancinit nga afër.

Një emër si Francesco Totti nuk mund të mungonte. Legjenda e Romës ishte i shoqëruar nga djali i tij, Christian, ndërkohë që ndeshjen e ndoqi përkrah Igli Tares.

Biondi shqiptar, i cili mban postin e drejtorit sporti të Lazios, u kap disa herë duke biseduar me Tottin, teksa të dy shijuan suksesin dhe kualifikimin e parakohshëm të kombëtares italiane. /abcnews/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments