Turqia arriti të kualifikohej për në EURO 2020 së bashku me Francën. Skuadra turke ndodhej në një grup me Shqipërinë në eleminatoret e Europianit dhe në fund arriti të dilte në vendin e dytë.

Në dy ndeshjet e fundit ndaj Shqipërisë që u fitua në minutën e fundit nga Turqia dhe barazimi në Francë u festua me stilin ushtarak nga lojtarët turk.

E gjitha kjo për të nderuar ushtarët që luftojnë kundër Sirisë dhe vendeve kurde. UEFA nisi një hetim lidhur me këto festime dhe sot zbuloi dhe masën e marrë ndaj Turqisë.

Këtë herë turqit janë kanë hedhur “paq”, pasi janë dënuar vetëm me një shifër rreth 50 mijë euro.