Presidenti i ri i KOKSH-it, Fidel Ylli ishte i ftuar mbrëmë në Skaner, në MCN TV. Ai foli për shumë tema, teska nuk la pa përmendur edhe ata që janë larguar. Ylli tha se pavarësisht se Stavri Bello (sekretar) ka dhënë dorëheqjen, do tentohet rikthimi i tij.
Natyrisht, sipas tij, një njeri i kualifikuar e meriton. Diçka u tha edhe për bastet sportive, të cilat janë të ndalura në Shqipëri. Rimodelimi mbetet një mënyrë e mirë, ku tha se do i kërkojë kryeministrit Rama që t’i hapë.
“Baste ka kudo, në çdo shtet. Ne i mbyllëm sepse ishin bërë si kërpurdhat, por tani duhen riorganizuar. Pra do bëhen me një studim, por shteti duhet ta kontrollojë. Duhet të hapen, pasi lekët janë aty për sportin. Ka ardhur momenti të hapen sepse sporti do merrte 20 milionë euro.
Qeveria po na dha lekët e basteve nuk duam asgjë pastaj. Nëse hapen janë para qyl. Gjithmonë nëse kontrollohen nëpërmjet xhiros. Sot që flasim lulëzojnë kompanitë e basteve online. Kjo është një tjetër arsye që duhet të happen. Unë do insistoj te kryeministri që me një plan të hapen”-ka thene presidenti i KOKSH Fidel Ylli.