Nuk është vetëm Luftëtari. FIFA ka njoftuar sot për “bombën” e radhës.

Klubi i Flamurtarit është dënuar me tre sesione merkatoje për mos regjistrim lojtarësh.

Sipas “Panorama Sport”, vendimi është marrë që në 4 shtator të vitit 2019 për shkak të problemeve të trashëguara vit pas viti me borxhet e pashlyera ndaj futbollistëve.

Nga ky vendim, Flamurtari nuk merr dot lojtarë për këtë muaj, merkaton e verës 2020, si dhe janarin 2021.