Tuesday, January 20, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFIFA publikon renditjen/ Shqipëria në vendnumëro, Kosova fiton një pozicion

FIFA publikon renditjen/ Shqipëria në vendnumëro, Kosova fiton një pozicion

FIFA ka bërë publike ditën e sotme renditjen e parë të kombëtareve për vitin 2026. Shqipëria e nis vitin e ri futbollistik në të njëjtin pozicion ku e mbylli vitin 2025, duke u renditur në vendin e 63-të në botë.

Një përmirësim të lehtë ka shënuar Kosova, e cila ka fituar një vend në renditje. Dardanët, që në klasifikimin e fundit të vitit 2025 ndodheshin në vendin e 80-të, tani renditen në pozicionin e 79-të.

Lëvizjet më të mëdha në renditjen e FIFA-s janë regjistruar nga dy ekipet finaliste të Kupës së Kombeve të Afrikës. Senegali ka bërë një ngjitje të ndjeshme me shtatë vende, duke u pozicionuar aktualisht në vendin e 12-të, ndërsa Maroku është ngjitur me tre vende dhe tashmë renditet i 8-ti në botë.

Sa i përket dhjetëshes së parë, renditja mbetet e pandryshuar në krahasim me fundin e vitit të kaluar. Spanja kryeson listën, e ndjekur nga Argjentina dhe Franca. Në vendet pasuese renditen Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Maroku, Belgjika dhe Gjermania, që mbyll “Top 10”-shen botërore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments