Xhani Infatino, presidenti i FIFA-s  ka në mendjen e vet një revolucion të madh në formulën e turneut të Botërorit të klubeve.

Ditën e djeshme në mediat e huaja qarkulloi një lajm që Infatino kishte në plan të organizonte Botërorin e klubeve, që do të zhvillohet çdo katër vjet dhe do të përbëhet nga 24 klube pjesëmarrëse.

Ky plan në mendjen e tij duket se i ka gjetur kundër të gjitha klubet e mëdha. Me anë të një letre të dërguar drejt UEFA-s dhe FIFA-s, nga kreu i Shoqatës Europiane të Klubeve (ECA), Andrea Anjeli, i cili është presidenti i Juventusit, është shprehur qartazi kundër pjesës më të madhe të klubeve elitare në Europë.

Nëse kërkesat e klubeve nuk do të plotësohen, situata mund të shkojë edhe më tej në një bojkot të mundhshëm.

1552659021018-6391a85eff22a036723c859c01ac5cb2fd39