Ndeshja AEL – Vllaznia e planifikuar për t’u luajtur të enjten në orën 16.30 me orën tonë dhe 17.30 me orën qipriote, konsiderohet një orar i papërshtatshëm për shkodranët. Temperaturat e larta që mbizërojnë në këtë vend, e bëjnë shumë të vështirë përshtatjen e futbollistëve kuqeblu, të cilët në fakt janë të detyruar ta zbatojnë atë.
Megjithatë, edhe vetë futbollistët qipriotë duken të pakënaqur me një orar të tillë. Mësohet se dega e Shoqatës Botërore të Futbollistëve Profesionistë me qendër në Qipro.
Ajo i ka bërë një kërkesë zyrtare UEFA-s për ndryshimin e këtij orari duke e konsideruar atë krejtësisht të papërshtatshëm, madje të rrezikshëm për shëndetin e sportistëve.
Kryetari i kesaj dege Spyros Neofitidis, ka dhene mendimin e tij qe te pakten ndeshja te shtyhet per ne oren 19.00 (me oren qipriote). Per kete shoqate, eshte i papranueshem edhe justifikimi i drejtuesve te AEL se gjoja ne vendosjen e ketij orari, kane ndikuar kushtet e stadiumit.
Tashmë pritet dhe reagimi i institucionit të futbollit europian që do të vendosë nëse do të ndryshojë apo jo ky orar.