Çerekfinalet e kupës së Shqipërisë do vijojnë edhe sot. Pas ndeshjeve Egnatia-Laçi (0-0) dhe Kastrioti-Tirana (1-4) që u luajtën dje, sot në fushë zbret edhe çifti Teuta-Kukësi. Por gjithashtu edhe dueli më i fortë i këtij raundi mes Vllaznisë dhe Partizanit. Si kryeqytetasit apo edhe shkodranët nuk po kalojnë formën e tyre më të mirë.
Por në kupë ashtu si edhe në kampionat, të dy ekipet duan ti shkojnë deri në fund kompeticionit. Kështu trajneri Collela me Partizanin e tij kërkon të hedhë një hap drejt kualifkimit që sonte në Shkodër.
Italiani ka përgatitur edhe formacionin titullar që besohet se do zbresë në fushën e “Loro Boriçit”. Në portë pritet si zakonisht titullari i këtij ediconi, Bekim Rexhepi.
Në mbrojtje nga e djathta prite Hadroj e ndërsa majtas Buxhelaj. Në qendër të prapavijës me shumë mundësi do rikthehet Sota, që pritet të përbëjë dyshen me Menich. Në mesfushë Telushi duket i sigurtë në formacion. I shoqëruar edhe nga Murataj dhe Matondo për të formuar treshen e këtij reparti të “demave”.
Cara dhe Hoti nga krahët e sulmit, do jenë në mbështje të Mba që pritet të jetë sulmuesi në vijën e parë. Dueli do startojë në orën 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi” dhe pritet me shumë interes mes dy ekipeve më cilësore të kampionatit që aktualisht mbajnë vendin e dytë dhe të tretë në tabelën e klasifikimit.
Endri ÇINARI