Gazetari i sportit, Pano Xhixho, u shpreh se finalja e Kupës së Shqipërisë, ka dy anë të medaljes. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Xhixho deklaroi se me formën aktuale, mund të thuhet se Kupën e fiton Laçi, por shtoi se finalja është ndeshje teke dhe deri në fund të muajit maj, Vllaznia mund të jetë rikthyer ne formë dhe të triumfojë.

“Puna e finales së Kupës, ka dy anët e medaljes. Nëse shikon formën e ekipeve, thua se Laçi do e fitojë finalen. Por duke qenë se është ndeshje teke, mund të jetë Vllaznia në formë në fund të majit.

Laçi po tregon që ka diçka më shumë se Vllaznia, me lojën që po tregon. Vllaznia fitoi, por nuk po luan futbollin që jemi mësuar të shikojmë nga ta. Nuk mendoj se kjo forma aktuale vë në diskutim finalen apo jo, sepse është ende herët”- eshte shprehur Xhixho.

Sipas logjikes se tij, Laçi ka me shume shanse per ta fituar kupen nese ruan kete gjendje, megjithate deri pas nje muaji shume gjera mund te ndryshojne si per te ashtu edhe per Vllaznine.