Fiorentina bën goditjen e madhe në merkato. Skuadra vjollcë transferon Nikolas Gonzales nga Shtutgarti për një shifër prej 27 milionë euro.

23-vjeçari ka firmosur me skuadrën nga Firence një kontratë 5-vjeçare deri në qershorin e vitit 2026.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë Fiorentina ku me anë të një komunikate zyrtare i uron mirëseardhjen sulmuesit argjentinas.

Gonzales konsiderohet një blerje e madhe dhe me peshë duke parë edhe moshën e tij të re edhe çmimin që Fiorentina derdhi në arkat e klubit gjerman.

Gjatë sezonit të kaluar me fanellën e Shtutgartit, Gonzales është aktivizuar në 17 ndeshje duke realizuar 6 gola dhe dhuruar 2 asist.