Granit Xhaka është një hap firmës me Romën. Mesfushori shqiptar ka kërkuar të punojë me Jose Mourinhon në kryeqytetin italian pasi ky I fundit e kërkon me ngulm në skuadër.

Mediat italiane kanë zbuluar edhe pagën e lojtarit që do të përfitojë te skuadra e re.

Xhaka do të firmosë një kontratë për 4 sezone me Romën, ndërsa do të përfitojë rreth 2.5 milionë euro në sezon.  

Për momentin mungon vetëm miratimi i Arsenalit, por një gjë e tillë është vetëm çështje ditësh pasi klubi anglez është “dorëzuar” para dëshirës së lojtarit e në orët në vijim pritet të vijë edhe drita jeshile për transferimin e Xhakës në Romë./newsport/