Tuesday, January 20, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREFirmos edhe Malota, Vllaznia kompleton edhe mbrojtjen

Firmos edhe Malota, Vllaznia kompleton edhe mbrojtjen

Mbrëmjen e sotme ka ardhur një tjetër firmë e rëndësishme tek Vllaznia.

Mbrojtësi lezhjan Renato Malota ka rënë dakord të jetë pjesë e kuqebluve edhe në sezonin e ri.

Marrëveshja e arritur prej disa ditësh, është konkretizuar sonte me hedhjen e firmës në kontratë.

Në këtë mënyrë, tashmë trajneri Lika duket shumë më i qetë sepse skuadra edhe në mbrojtje duket e kompletuar.

Me marrjen edhe të Malotës, rritet numri i lojtarëve në dispozicion për këtë repart.

Siç dihet, më parë kanë firmosur edhe rumuni Dan Ignat dhe vlonjati Valto Zeqaj.

Po ashtu, pjesë e mbrojtjes janë edhe dy shkodranët, Pjeshka e Gurishta dhe për këtë arsye, skuadra duket shumë e kompletuar në prapavijë.

Mbetet për t’u parë vetëm mënyra si do ta rreshtojë atë në fushë stafi teknik.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments