HomeKRYESOREFitoi me rezultatin 6-1, trajneri i Anglisë është i pakuptueshëm: Nuk më...

Fitoi me rezultatin 6-1, trajneri i Anglisë është i pakuptueshëm: Nuk më pëlqeu!

Anglia arriti të fitonte ndaj Panamasë me rezultatin 6-1, në një takim të cilin e dominoi që nga minutat e para. Por pavarësisht rezultatit të arritur dhe lojës së zhvilluar, trajneri Southgate ka pasur kritika për futbollistët e tij.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ai ka thënë se Anglia nuk e ka interpretuar mirë gjithë takimin, teksa ka pasur momente në të cilat ka çaluar ndjeshëm.

“Nuk e kam pëlqyer shumë performancën tonë. Ajo që nuk më ka pëlqyer ishte fillimi dhe fundi i ndeshjes sonë, por pjesa midis ishte vërtet shumë e mirë.

Ishim disi të shqetësuar në fillim, por sapo kemi parë mënyrën sesi kundërshtari luante, e kemi interpretuar takimin në mënyrën e duhur”, ka thënë Southgate. /vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments