Sadio Mane gjen gjithnjë mënyrën për të qenë në qendër të vëmendjes për veprimet e tij në fushën e lojës dhe jashtë saj. Sulmuesi i Liverpulit, që është besimtar dhe një frekuentues i rregullt i xhamisë Al Rahma në Liverpul, u bë protagonisti i një gjesti që po bën xhiron e botës.
Mane u regjistrua në mënyrë krejt të rastësishme nga një tifoz senegalez teksa po mbushte kova me ujë për të pastruar dyshemenë e banjës së xhamisë së qytetit. Vetë imami i xhamisë në Liverpool u shpreh:
Sadio shpesh vjen në xhami, në shtëpi ai ka Bentley por ai këtu vjen me veturë të thjeshtë. Ai nuk kërkon vëmendje dhe nuk është arrogant, madje ai na ndihmon të pastrojmë tualetet”.
Nuk është hera e parë që Mane bën të tilla veprime. në të kaluarën sulmuesi dhuroi 200 mijë Paund për ndërtimin e një shkolle në fshatin e tij Bambali në jug të Senegalit.