Sfida mes Partizanit dhe Vllaznisë ishte më e rëndësishmja e javës së 35-të në Superiore, që u mbyll me fitoren e shkodranëve me rezultatin 0-1 falë golit me penallti nga Herald Marku.
Panorama Sport” mëson se lojtarët e Vllaznisë kanë marrë 15 mijë euro premio për fitoren kundër Partizanit.
Fitorja ndaj të kuqve ka sjellë dhe premio nga drejtuesit për lojtarët duke parë se tani skuadra shkodrane është me pikë të barabarta me Teutën në krye të klasifikimit duke parë gjithashtu se mungon edhe një javë nga fundi i këtij edicioni futbiollistik në Kategorinë Superiore.
Perkrah sponsorit Alban Xhaferi gjate ketij sezoni ka qene vazhdimisht edhe biznemeni shkodran qe jeton ne Tirane Ardit Kraja i cili vazhdimisht ka dhene premio per ekipin.