Teuta mori një fitore të bujshme ndaj Bylisit të shtunën në “Niko Dovana”. Teuta ka përjetuar gëzime të shumëfishta ndaj Bylisit, duke filluar nga tri pikët e fituara dhe kryesimi i vetëm, katër golat e shënuar dhe në fund shpërblimi prej 5 milionë lekësh i shpërndarë nga presidenti Edmond Hasanbelliu.

Kjo ka gëzuar skuadrën dhe stafin, e natyrisht që ka rritur adrenalinën në prag të sfidës së radhës me krutanët. Teuta ka dal në fushën e stërvitjes dhe tashmë ka nisur që të mendojë për këtë ndeshje transfertë që luhet në Kamzë, ku Martini shpreson që të ketë edhe Renato Arapin.

Ntyrisht që edhe pse në një duel mjaft të vështirë, Teuta do të kërkojë 3 pikët për të ruajtur pozitat në krye…

Ndëkrohë që janë me nga tre kartonë të verdhë dhe rrrezikojnë edhe dy nga lojtarët titullarë të Teutës, Rustem Hoxha në mbrojtje si dhe Emiljano Vila në mesfushë, që ja hodhën paq ndaj Bylisit edhe pse u përfshijnë në faulle si Hoxha me Antonin e Desançiç, ashtu edhe Vila me Nebihin…