Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFitorja me Flamurtarin, viti mbyllet me 'qetësi' për Vllazninë

Fitorja me Flamurtarin, viti mbyllet me ‘qetësi’ për Vllazninë

Shkruar nga Endri ÇINARI

Fitorja e fundit në shifrat 3-2 kundër Flamurtarit për Vllazninë, e vlefshme për javën e 18-të të Superiores duket se ka rikthyer disi qetësinë në kampin kuqeblu. Në një moment ku skuadra vinte nga 6 ndeshje rradhazi pa njohur fitoren në kampionat, duhej të vinte pikërisht dueli me vlonjatët që i dha fund edhe fazës së parë dhe vitit 2025 që 9 herë kampionët e vendit të riktheheshin tek marrja e 3 pikëve. Që mungonte që prej javës së 11-të, në atë fitore 1-0 kundër Dinamos, sërish në Shkodër dhe sërish me gol të Balajt.

E ky sukses duket se ka dhënë “frymëmarrje” për ekipin e drejtuar nga Martini, e po ashtu duket se ka rikthyer humorin dhe pozitivitetin në Shkodër. I cili nuk ishte në dozat më të larta të mundshme në periudhën e fundit, ku duket se ky 3 pikësh ka ardhur në momentin më të duhur për 9 herë kampionët e vendit tonë. Kjo për faktin se tashmë kampionati do pushojë për më shumë se 20 ditë dhe kjo do i lejojë kohë skuadrës të reflektojë dhe përmirësojë ato gabime që ka shfaqur në pjesën e parë të sezonit.

Ku sërish ambiciet dhe objektivat ngelin maksimale për kuqeblutë, pasi vendi i parë që mbahet nga Egnatia është vetëm 7 pikë larg. Një distancë që duket më se e rikuperueshme dhe po ashtu e kalueshme në kampin shkodran. Por, gjithmonë duke qëndruar të fokusuar në fushën e lojës e duke mos përsëritur performancat jo në nivelin e duhur në fazën e dytë të sezonit. Teksa gjatë kësaj periudhe një vëmendje do jetë edhe tek merkato.

Pavarësisht se tek Vllaznia nuk duket se do ketë lëvizje të mëdha, pasi skuadra konsiderohet e kompletuar. Duke përjashtuar ndonjë repart apo pozicion specifik në fushën e blertë, megjithatë gjithçka tashmë do analizohet më qetë dhe më me dashamirësi në kampin kuqeblu.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments