Në Shkodër janë ende të entuziasmuar nga fitorja e mbrëmshme 3-1 ndaj Tiranës në stadiumin “Loro Boriçi”, por nga ana tjetër ekipi ka filluar punën për sfidën e rradhës. Atë që do të luajnë ditën e mërkurë në Vlorë ndaj Flamurtarit vendas.
Fitorja ndaj bardhebluve ndonëse shumë e rëndësishme duhet thënë se ka lënë pasoja tek ekipi shkodran. Kjo sepse nga kjo ndeshje dy futbollistë të tij u penalizuan me kartona dhe si rrjedhojë nuk do të munden të luajnë në sfidën e rradhës të vlefshme për kampionat.
I pari është mbrojtësi Alexandros Kouro i cili u ndëshkua me karton të kuq për atë ndërhyrje ndaj kundërshtarit në fillimin e pjesës së dytë dhe si rrjedhojë do të jetë i skualifikuar për ndeshjen ndaj Flamurtarit në mesjavë.
Ndërkohë futbollisti tjetër që do të mungojë do të jetë një tjetër mbrojtës. Bëhet fjalë për Melos Bajrami. Kartoni i verdhë që ai mori ditën e djeshme ndaj Tiranës ishte i katërti për të dhe prandaj është edhe ai i skualifikuar për takimin e rradhës.
Probleme këto jo të vogla për trajnerin Martini megjithatë ai po tregon në ndeshjet e fundit se pavarësisht mungesave të konsiderueshme që ka, hedh në fushë formacione fituese dhe kështu shpreson të ndodhë edhe në ballafaqimin me vlonjatët.(www.shkodrasport.com)







