Tirana dhe Vllaznia kanë nxehur ambientin e futbollit në Shqipëti. Dyshja klasike hap këtë vit 2022 me përballjen mes tyre. Patjetër një takim që përmban vlera të mëdha. Kjo jo vetëm për historinë, por edhe për objektivat sezonalë që kanë dy skuadrat. Por çfarë i vlen me patjetër Vllaznisë në këtë takim?

Nisur edhe nga fjalët e ish-kapiteni, Gilman Lika në media sot, ku theksonte se kuqebluve i vlen vetëm fitorja në një takim të tillë. Dhe nëse bëhet një llogari krejt e thjeshtë, fjalët e ish-numrit 17-të qëndrojnë. Kjo pasi Tirana kryeson me kuotën e 33 pikëve. 8 më shumë se Vllaznia me 25 pikë.

Patjetër që distanca e pikëve nuk është e parikuperueseshme, duke parë që është më shumë se gjysma e kampionatit për tu luajtur. Por fitorja vlen shumë sepse jo vetëm që do ngushtonte diferencën, por edhe do vinte në presion Tiranën. Do ishte një nga ato fitoret që si i thonë në gjuhën e futbollit vlen “6 pikë”.

Një ndeshje e tillë është e vështirë për tu parashikuar për shkak të dy skuadrave që do zbresin në fushë. Vllaznia duhet të mendojë për të zhvilluar një lojë sa më të mirë kundër kryesuesve të kampionatit. Dhe pastaj patjetër për një rezultat sa më të mirë të mundshëm.
Endri ÇINARI