Vllaznia prej 10 ditesh ka nisur pergatitjet per ndeshjet europiane, por gjate kesaj periudhe jo te gjithe futbollistet kane qene ne dispozicion te trajnerit Josa per t’u stervitur.

Me se shumti po mungon per arsye shendetesore Latifi, por jo pak seanca ka munguar edhe mesfushori Jonuzi. Ai ka patur nje demtim ne tendine te cilin e ka marre qe ne ndeshjen finale te Kupes se Shqiperise ndaj Laçit dhe ky demtim ka vazhduar ta shqetesoje.

Mesfushori kukesian i kuqebluve eshte stervitur kryesisht ne palester sa per te mbajtur formen dhe po ashtu ka qene edhe ne fizioterapi rregullisht, por situata e tij po shkon drejt permiresimit mesa duket.

Ne tre ditet e fundit ai i eshte bashkuar ekipit ne stervitje, por gjithsesi per momentin vazhdon te zhvilloje stervitje individuale me vrapime te lehta por edhe duke patur kontakte te lehta me topin.

Shpresat jane qe nga dita ne dite te vazhdoje te permiresohet dhe ne stervitjet qe ekipi do te zhvilloje ne Austri, te bashkohet me pjesen tjeter te lojtareve per t’i zhvilluar stervitjes me ngarkesa te plota.

Ai konsiderohet nje pike shume e rendesishme per ekipin dhe pritet te jete ne formacionin baze te Vllaznise ne ndeshjen e pare te “Conference League” ndaj Universitatea te Krajoves me 21 korrik./SHKODRA-SPORT.COM/