HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFjoart Jonuzi rikthehet sërish në Laç, por këtë herë për të fituar...

Fjoart Jonuzi rikthehet sërish në Laç, por këtë herë për të fituar me Vllazninë

Deri me tani ka luajtur ne te tete ndeshjet e kampionatit dhe po ashtu edhe ne dy ndeshjet e Kupes se Shqiperise. Titullar ka qene ne tre prej tyre dhe ne fakt nga ndeshja ne ndeshje ai ka fituar besimin e trajnerit qe tashme po e aktivizon si titullar.

E kemi fjalen per mesfushorin kukesian Fjoard Jonuzi qe ne kete sezon eshte bere pjese e Vllaznise, pasi me pare kishte provuar te luante me Kukesin, Laçin e se fundi me Gjilanin.

24 vjeçari ne dy ndeshjet e fundit, ate me Kastriotin dhe Partizanin, eshte aktivizuar ne qender te mesfushes bashke me Krymin dhe ka bere mire.

Fizikisht ne forme te perkryer, Jonuzi nuk pushon kurre se vrapuari, por nderkohe di edhe te jape asiste, por edhe te provoje te gjuaje ne porten kundershtare.

Ai te shtunen do te rikthehet serisht ne Laç per te luajtur, por kete here si kundershtar dhe mendohet te jete ne formacion nga minuta e pare, per ta ndihmuar Vllaznine te marr nje tjeter fitore ne kampionat./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments