Që prej tre vjetësh ka filluar të dëgjohet dhe të “kumbojë” gjithnjë e më shumë emri i Kukësit. E ky tanimë jo vetëm si një qytet me vlerat e tij ento-kulturore, por tani më së shumti për ato sportive. Pikërisht tre sezone më parë kjo skuadër, që në atë kohë ishte e “pagëzuar” me emrin “Përparimi” i Kukësit, ishte fare pak e njohur në Shqipëri. Por tani nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Ky ekip është fare pranë suksesit të tij historik: për herë të parë ta shikojë vete në Superligë; mes më të mirave të futbollit shqiptar. Por përveç atyre që “dirigjojnë” në fushën e lojës, pra futbollistët dhe stafi teknik, disi më në “hije” qëndrojnë ata të cilët bënë, që një qytet i tërë, por edhe përtej, të ndihet i lumtur dhe i gëzuar. Të ndihet njëlloj si gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë dhe të mos paragjykohet dhe të mos “persekutohet”, të paktën as nën zë.
E këtë e kanë bërë të mundur një grup biznesmenësh kuksianë, të cilët, pavarsisht se ku ndodhet bizneset e tyre, janë mbledhur nga ana e anës dhe kanë garantuar, në fillim të këtij sezoni, një buxhet mbi 320 milion lekë të vjetra për Kukësin, me dashamirësinë më të madhe për vendlindjen e tyre, duke e bërë gjithçka me zemër dhe në mënyrë shumë humane. Njëri prej tyre, më “i heshturi” gjatë gjithë kësaj periudhe të “artë” të futbollit veri-lindor, ka qenë pikërisht Flamur Hoxha, ai që së bashku me kryebashkiakun e këtij qyteti, bën të mundur që Kukësi të shpallej “kampion” në Kategorinë e Dytë, një sezon më parë, por më edhe të ngjitej direkt në Kategorinë e parë, ku edhe janë tani, por që janë vetëm 180 minuta larg Superiores. Por përpara se të vijë tek ky moment historik për Kukësin, këtij të fundit i duhet të kalojë me sukses super-sfidën me Luftëtarin kryesues, ndeshje e cila do të luhet të dielën, në orën 17.00, në qytetin veri-lindor. Tanimë Kukësi është kthyer në një klub model në të gjitha drejtimet, gjë të cilët sipas Hoxhës do të pasqyrohet edhe të dielën, në përballjen me gjirokastritët, ku përveç fair-play, që do të jetë shembull dhe për skuadrat e Superiores, do të vijë dhe fitorja që do të “firmosë” përfundimisht historinë e këtij klubi dhe të këtij qyteti. Prandaj thirrja apo ftesa e Flamur Hoxhës është kjo:”Të dielën Kukësi “firmos” historinë, prandaj ejani në Kukës të festojmë të gjithë së bashku. Festa do të jetë e përbashkët”!…..
-z.Flamur Hoxha, si një nga biznesmenët apo donatorët kryesorë të skuadrës së Kukësit, na thoni pak se sip o e përjetoni prag-ndeshjet më të rëndësishme të tuajën si ekip, por edhe si person, atë me Luftëtarin të dielën në fushën tuaj?
-Në planin sportiv për ne është njëlloj si çdo kundërshtar apo ndeshje tjetër. Sigurisht që vetë emri dhe tradita e skuadrës të Gjirokastrës të imponon më shumë respekt dhe vlerësim në të gjitha drejtimet. Kjo nuk do të thotë se kundërshtarët e tjerë aopo skuadrat e tjera, që kanë ardhur në Kukës nuk janë mirëpritur dhe respektuar. Për të gjitha ka qenë njëlloj që nga momenti, që kanë shkelur në Kukës dhe derisa janë larguar. Pastaj “lufta” sportive në fushën e lojës është gjë tjetër. Sigurisht që ne do të synojmë për ta fituar edhe këtë ndeshje, ashtu si të gjitha takimet e tjera në Kukës, pasi mendojmë se kemi forcën dhe vlerën e duhur për këtë objektiv.
-Megjithatë Luftëtari nuk është njëlloj si të gjitha skuadrat e tjera. Është ekipi kryesues…
E kemi parasysh dhe këtë fakt dhe kjo nuk na frikëson aspak. Realisht jemi vetëm tre pikë larg vendit të parë, por mund të shtoj këtu një fakt. Objektivi ynë është që të ngjitemi në Superligë, që jemi vetëm një hap larg apo diçka më pak se kaq. Kështu, që edhe një barazim na bën punë neve.
-Që do të thotë se në një farë mënyre keni hequr dorë nga fitorja?
-Jo, absolutisht që jo! E thashë edhe një barazim për ne, jemi brenda objektivave, ndërsa në krahun tjetër do të kërkojmë vetëm fitoren. E pikërisht për të marrë maksimumin në këtë ndeshje, ne kemi patur dje dhe një takim me gjithë skuadrën dhe stafin teknik dhe drejtues, donator, kryetar bashkie e të tjerë, ku u kemi kërkuar me shumë sportivitet dhe realitet, që tre pikët të bëhen “pronë” e jona. Madje kemi akorduar dhe një premoi shumë të majme në rast fitoreje, premtim të cilin do ta mbajmë, ashtu sit ë gjitha rastet e tjera.
-Mund të na thoni shumën e kësaj premiojeje apo….?
-Besoj se nuk është e nevojshme një gjë e tillë tani për tani, pasi kemi kërkuar që të ruhet secret deri në fundin e ndeshjes. Por mund të them kaq se është një premioje, që as në Superligë nuk dëgjohet për fitore të tilla, disa mijëra euro. Nuk dua ta ekzagjeroj, por një shifër të tillë, të vendosur nga ana jonë, ka mjaft skuadra të Superligës, që nuk e shohin as në ëndërr. Megjithatë kjo u përket futbollistëve dhe stafit teknik për të përfituar nga kjo gjë, ndërsa ne si drejtues kemi angazhime dhe të tjera detyra për të bërë deri në fundin e takimit.
-Çfarë detyrash janë ato, me përjashtim të qëndrimit pranë skuadrës dhe motivimin e saj për të fituar ndaj Luftëtarit?..
Besoj se edhe ju gazetarë, e dini, që gjatë gjithë këtij sezoni në Kukës, brenda fushës, por edhe jashtë saj, nuk është shënuar as incidenti më i vogël, duke qenë shembull për të gjithë, jo vetëm në Kategorinë e Parë, por edhe në Superligë. Kështu që duam ta mbyllim me këtë shembull, duke marrë masa plus në mbarë-vajtjen e kësaj ndeshjeje.
-Për shembull….
-Në të tilla ndeshje të “nxehta” dhe tgë mbushur me emocione të mëdha, mjafton dhe një shkrepse për t’u ndezur apo për t’u hedhur drejt fushës dhe mund të konsiderohet incident. Por ne nuk duam as të tilla gjëra, pavarsisht se janë gjëra të vogla. Kështu përveç masave që ka marrë policia e rendit në këtë rast, ne si presidencë, për herë të parë po përdoret në Shqipëri, për takimin me gjirokastritët, kemi angazghuar dhe trajnuar rreth 50 djem të rinj, të cilët do të mbajnë të lidhur në krah një shirit të bardhë si shenjë dalluese, të cilët do të merrem me mbarë-vajtjen e këtij takimi deri në detaje, për çdo gjë. Kështu që duam të jemi shembull siç kemi qenë deri tani dhe të jampin shembullin më të mirë deri tani, edhe për Superligën, se kush është Kukësi dhe se deri këtu nuk kemi ardhur rastësisht dhe se nuk duhet të paragjykohemi në asnjë mënyrë. Të gjitha skuadrat në Kukës kanë ardhur dhe luajtur futboll lirshëm dhe janë larguar nga qyteti unë shumë me mikëpritje dhe bujari, jo vetëm nga ana jonë si drejtues, por edhe e popullit kuksian. Gjithnjë ka patur sensibilizim nga ana jonë tek njerëzit, që futbolli është edhe argëtim dhe kulturë dhe civilizim dhe këtë gjë, kuksianët e kanë bërë shumë se e kanë në gjakun e tyre.
-Gjithë këto masa të marra, parashikojnë një dyndje të tifozërisë kuksiane apo thjesht ngaqë vjen Luftëtari, skuadra e vendit të parë, por edhe me mjaft traditë në futbollin shqiptar?
-Të dyja shkojnë së bashku. Por më kryesoren e thashë pak më lart, por gjithsesi pritet që të ketë një numër rekord shikuesish, me mbi 12 vijë personae do të jetë të pranishëm. Një numër i tillë do të jetë rekord dhe për Superligën Shqiptare. Jam i bindur se kuksianët do të festojnë gjatë atë ditë, prandaj duhen marrë dhe masa të tilla. E sigurisht, në krahun tjetër dhe kundërshtari do vlerësimin dhe respektin e vet, gjë e cila nuk do t’i mungojnë. Gjithsesi doja t’u thoja të gjithëve se “ejani të dielën në Kukës të festojmë të gjithë së bashku, pasi ne atë ditë do të “firmosim” historinë”!…Të dielën do të festojmë të gjithë!
-Megjithatë nga kampi gjirokastrit ka patur jo pak deklarata “thumbuese” në adresë të Kukësit këtë javë…
-I kam parë dhe i kam lexuar, por nuk dua që të merrem me to. Ata do ta shohim vetë me sytë e tyre dhe do ta prekin realitetin se kush është Kukësi, sa larg kryeqytetit ndodhet dhe çfarë mesazhi do të përcjellë qyteti i Kukësit atë ditë. Ne e vlerësojmë dhe e respektojmë, gjithsesi, Gjirokastrën dhe i kujtojmë asaj se në radhët tona ndodhen jo pak, por plotë 7 futbollistë, që më parë kanë luajtur në Superiore me skuadra të ndryshme, por të njohura. Çdo gjë tjetër t’ia lëmë kohës si “barometri” më i mirë për të vërtetuar gjithçka.
-Nga sa thoni juve dhe më lart, Luftëtari dhe Kukësi janë dy skuadrat, tashmë, që janë ngjitur direkt në Superligë. Po tri të tjerat që vijnë nga pas si Lushnja, Besëlidhja dhe Besa, a e meritojnë sipas jush një vend në Superligë?
-Sipas meje, jo vetëm e meritojnë, por jam i bindur se këto tre ekipe do të jenë në Superligë sezonin e ardhshëm, pasi kam besim se janë më të forta dhe më cilësore se tre skuadrat e tjera të Superligës, me të cilat do të zhvillojnë ndeshje shtesë, për të rënë apo për t’u ngjitur një kategori më lart. E them me bindjen time se edhe Besëlidhja, Lushnja dhe Besa e meritojnë Superligën dhe unë i shoh aty këto skuadra sezonin e ardhshëm.
-Z.Hoxha, duke u kthyer pak tek Ju, a mund të na përshkruani momentin e parë, kur erdhët tek Kukësi, vazhdimësinë dhe si funksionon kjo skuadër?
-Dua të them një të vërtetë apo një realitet, që ndoshta një pjesë e opinionit nuk e dinë. Unë jam larguar nga Kukësi, që fëmijë, pikërisht në vitin 1975 ( atëherë në moshën 7-vjeçare), për shkak të sistemit dhe jam vendosur në Durrës. Por që atëherë dhe tani, “dashuria” për vendlindjen time nuk është shuar kurrë. Mua me duket njëlloj sikur të isha lindur, rritur dhe të vazhdoj të jetoj ende në Kukës, pavarsisht se jam rritur në Durrës dhe që nga viti 1993 biznesi im është i përqëndruar në Tiranë. (Merret me fasione, që bashkëpunon me firma të njohura jashtë vendit). Kudo kam shkuar dhe jetuar gjithnjë kam paur dhe do të kem në zemër vendlindjen time, Kukësi, prandaj çdo gjë që e bëj për këtë qytet dhe për futbollin e Kukësit aktualisht, e bëj me shumë zemër dhe me shumë”dashuri” dhe kënaqësi. Ndërsa sa i takon afrimit tim tek ky ekip, mund të them se tre vite më parë ishte kryebashkiaku i Kukësit Hasan Halilaj që më bëri një ftesë për të kontribuar për skuadrën e qytetit tim të dashur dhe e pranova me shumë kënaqësi. Më pas, kur Kukësi doli në Kategorinë e Parë, duke u shpallur “kampion” i Kategorisë së Dytë, në gusht të 2011, morëm nismën që një grup biznesmënësh kuksianë, prej 10-15 vetash, të veçonim nga financat tona një shumë modeste, që të kapej shifra 320 milion lekësh të vjetra për të përballuar me sukses këtë kategori. Kjo inisiativë u përqafua menjëherë dhe në çastet u grumbulluan 180 milion lektë të vjetra, të mjaftueshme për të startuar. Më pas me kalimin e kohës, duke parë dhe ecurinë pozitive të skuadrës, shuma prej 320 milionësh lekë, u shtua dhe me një shumë tjetër dhe tani jemi këtu, ku jemi. Janë shumë emra biznesmenësh, që kanë kontribuar, prandaj nuk po i përmend të gjithë me emra, që gjithsesi do të veçojë kryebashkiakun Hasan Halilajn, biznesmenët Ramë Geci, Safet Gjici, Fatos Hoxha, e mjaft të tjerë. E rëndësishme është se deri tani, çdo gjë ka funksionuar për mrekulli dhe kam besim se do të funksionojë kështu dhe në të ardhmen.
Intervistoi: Mejdan ZHIVANI
Ne foto: Flamur Hoxha gjate punes ne zyren e tij