Lajmi I publikuar dje në një nga të përditshmet sportive se më 11 maj do të zhvillohet në FSHF, “gjyqi” mes ish-trajnerit të Vllaznisë Rudi Vata dhe administratorit të saj Kujtim Shaba, nuk ka shqetësuar njeri në klubin shkodran. Madje vetë administrator Shaba ka bërë të ditur se nuk ka marë asnjë kërkesë për t’u paraqitur para Komisionit të Etikës me këtë datë. “Unë personalisht por edhe në klub nuk ka ardhur asnjë shkresë që bën fjalë për një ballafaqim timin me ish-trajnerin para Komisionit të Etikës më 11 maj. Nëse do ketë sigurisht që unë do shkoj para këtij komisioni për të përgenjështruar edhe para tyre shpifjet e bëra nga ish-trajneri”- ka thënë Shaba. Në këtë mënyrë, kur u duk se polemikat në kampin shkodran morën fund, ato mund të ringjallen sërish. Akuzat e Vatës se Shaba I ka thënë se duhet përdorur “fondi I zi” për gjyqtarët, kanë shkaktuar jo pak polemika por me shumë mundësi, asgjë nuk do vërtetohet sepse gjithçka që ka të bëjë me këtë gjë, ka qenë thjesht bisedë dh kuptohet që nuk ka asnjë provë. 
www.shkodrasport.com