Flamurtari ka mposhtur Bylisin me lehtësi në Vlorë. Sfida e javës së 20-të në Superiore u fitua 3 me 0 nga ekipi i Morieros. Urbaez ishte autori i golit të parë në minutën e 29-të. Dhe pse Juxhin Xhaja akordoi penallti për ekipin e Josës në minutën e 38-të, pas rishikimit me VAR e ndryshoi vendimin.
Pjesa e dytë pa Flamurtarin që të shënonte edhe dy herë. Fillimisht Herald Marku me një supergol nga goditja e dënimit dhe më pas Maksuti që vulosi rezultatin pas golit me kokë.
Pak frymëmarrje për Flamurtarin, që më në fund e sheh veten në zonën “play off”. Kuqezinjtë numërojnë 18 pikë, po aq sa edhe Bylisi, por me avantazhin e ndeshjeve direkte.
FLAMURTARI 3-0 BYLIS
29′ Urbaez, 49′ Marku, 64′ Maksuti


