Flamurtari ka arritur akordin me mbrojtesin e Vllaznise, Abdurraman Fangaj. Nga sa mesohet nga burime te “Shkodra Sport”, ai ne sezonin e ardhshem do te jete nje lojtar i Flamurtarit, pasi gjithcka eshte mbyllur.

Fangaj pret vetem qe te perfundoje sezoni aktual, qe ai te shkepuse kontraten dhe te marre lejekalimin ne klubin e Vllaznise dhe pastaj edhe rrugen drejt qytetit bregdetar.

Mbrojtesi e ka nisur karrieren si profesionist te Vllaznia, por kulmin e pati ato kater sezone te Laci. Kete sezon, tek Vllaznia eshte aktivizuar ne 9 ndeshje, 2 si titullar dhe 7 si zevendesues, duke pasur ne kembet e tij vetem 227 minuta.

Te Flamurtari, Fangaj do te gjeje edhe tre shkodrane te tjere, pikerisht Denis Pjeshken, Olsi Gocajn dhe Behar Ramadanin.
Maringlen ZHIVANI