Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFlamurtari me futbollistët më të mirë, ja si priten sot vlonjatët kundër...

Flamurtari me futbollistët më të mirë, ja si priten sot vlonjatët kundër Vllaznisë

Vllaznia do jetë sot në Vlorë për tu ndeshur me vendasit e Flamurtarit. Takim që është i vlefshëm për çerekfinalet e kupës së Shqipërisë.

Nga njëri krah shkodranët, fituesit në fuqi të kupës e në krahun tjetër vlonjatët që kanë qenë një surprizë deri më tani. Por tek bregdetarët duket se e vlerësojnë shumë këtë takim.

Trajneri Dritan Resuli për këtë ndeshje do hedhë në fushë formacionin më të mirë. Kjo duke mos kursyer askënd edhe për arsyen se Flamurtari do e vijojë kampionatin në datën 6 shkurt. Kështu në portë pritet një portier me shumë përvojë në kampionatin tonë si Shpëtim Moçka.

Mbrojtja po ashtu me emra shumë të njohur si: Gocaj në të djathtë , Qarri, Balla në qendër dhe Liçaj majtas. Mefusha pritet të rreshtohet me 3, ku pritet të përbëhet nga dyshja shkodrane Ramadani dhe Pjeshka e krah tyre Indio. Një sulm me “tredhëmbësh” ku ish-Vllaznisë, Ribaj do ketë në krah Çelhakën dhe Diamantin.

Një formacion ky me emra të njohur i vlonjatëve që mund të tentojnë edhe surprizën kundrejt shkodranëve. Sfida edhe sot pritet të dhurojë një përballje interesante mes dy ekipeve me shumë traditë të futbollit tonë.

Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments