Në ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë në Grupin B, Flamurtari është rikthyer te suksesi teksa ka mposhtur Elbasanin me rezultatin minimal 1-0. Për vlonjatët golin vendimtar e realizoi Diamanti në minutën e nëntë të pjesës së parë. Kështu, ky realizim mbeti në fuqi deri në fund dhe kuqezinjtë tashmë e shohin veten në shtatë me 10 pikë.
Ndërkaq, mbetet e pandryshuar situata për Elbasanin, vend i fundit dhe me zero pikë të marra në 12 ndeshje të luajtura. Sakaq, Tomori ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Turbinës. Për beratasit llogarinë e golashënuesve e hapin Canka katër minuta para fundit të pjesës së parë.
Ndërkohë, në fraksionin e dytë, vendasit barazuan me Da Silva Kristofer në minutën e 55, por gjithsesi miqtë këmbëngulën për të dalë me pikë të plota dhe kështu goli i fitores erdhi në minutën e 73 me anë të Qatos.
Pas këtij suksesi, beratasit ruajnë pozicionin e dytë, ndërsa janë gjashtë pikë larg kryesuesve të Egnatias, por me një ndeshje më pak. Nga ana tjetër, Turbina mbetet në vendin e gjashtë me 14 pikë. /VipSport.al/
Ndeshjet:
Turbina-Tomori 1-2
Flamurtari-Elbasani 1-0