Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFlamurtari 'qan' rastet, Vllaznia në gjysmëfinale me golin e bomberit të Kupës

Flamurtari ‘qan’ rastet, Vllaznia në gjysmëfinale me golin e bomberit të Kupës

Vllaznia arrin të kalojë në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, pas një fitoreje të vuajtur ndaj Flamurtarin me shifrat 1-0.

Vlonjatët ishin më kërkues gjatë gjithë ndeshjes, pasi duhet të përmbysnin humbjen e ndedshjes së parë me rezultatin 1-2 në fushën e tyre.

Kapiteni i kuqezinjve, Andi Ribaj ishte protagonist në pjesën e parë ku humbi dy raste shumë të mira për të shënuar. Në rastin e parë madje kapi shtyllën.

Në pjesën e dytë Vllaznia arriti të rriste ritmin dhe në minutën e 70 zhbllokoi rezultatin me anë të Mustedanagiç. Ky ishte goli i gjashtë për boshnjakun në Kupën e Shqipërisë.

VLLAZNIA-FLAMURTARI 1-0

70′ Mustedanagiç

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments