Sfida ne mes Vllaznise dhe Tiranes po afron. Emocionet padyshim qe shtohen sepse do te jete nje 90 minutesh shume interesant ku te dy ekipet do te tentojne fitoren per te ecur kesisoj te sigurte drejt arritjes se objektivit te tyre.
Gazeta “Shkodra Sport” ne kete pragndeshje klasikeje, ka intervistuar disa nga gazetaret e njohur ne vend dhe i rradhes qe jep mendimet e tij eshte komentatori dhe njekohesisht drejtori i Oversport Alban Xhihani. Intervisten e tij te plote mund ta ndiqni me poshte:
– Alban, sot nje ndeshje Klasike e futbollit shqiptar siç eshte Vllaznia-Tirana, si i shikoni skuadrat ne kete pragndeshje?
Nje nga perballjet me te ethshme te kampionatit tone. Sfida direkte qe i transformojne skuadrat sidomos kur behet fjale per dy klube emblematik me shume histori. Per fatin tone te mire kemi pasur mundesine qe ne Oversport ta shijojme 3 here dhe behemi gati per ndeshjen e 4-te. Fituesit ne fuqi te kupes dhe te kampionatit. Jam kurioz te shoh Vllaznine, me Erzenin me pelqeu shume, ndersa me Kukesin jo dhe aq. Nuk me bindi por kjo eshte ajo qe Vllaznia ka pasur ne kete sezon. Tirana ka kapur ritmin e tregojne rezultatet e fundit. Esgte kthyer ne makine golash duke treguar pjekuri oara portes por dhe shume soliditet ne mbrojtje ku do te vecoja portierin Bekaj nga me vendimtaret.
– Cila skuadër u duket me e avantazhuar në kete ndeshje për ta fituar?
Kjo eshte e veshtire te thuhet kur behet fjale per ndeshjen me te luajtur te kampionatit shqiptar. Vllaznia ka treguar qe eshte e forte me fortat, ka mundur 2 here Tiranen, po ashtu Partizanin duke e eliminyar dhe nga kupa. Potencial i cili nuk eshte shfrytezuar nga kuqeblute per nisur ngjitjen drejt majes. Do te shohim sjelljen e skusdes se Orges Shehit sepse ne kete rast mendoj qe barazimi do ishte dicka qe do te perqafohej nga bardheblute. Fitorja do ti afronte edhe me shume me titullin kampion.
– Cila nga të dy ekipet mendoni se mund të kishte mundësi për te ber ma mirë këtë sezon?
Tirana po ben mire, Nuk them dot te njejten gje prr Vllaznine qe me thene te drejten me ka zgjenjyer qe ndeshjen e pare kur hunben ndaj Erzenit. E ndertuar per te fituar, me organiken me te mire, e then me bindje qe ka dy skuadra ne dispozixion nuk arrin te ndertoje suksesin, sepse pas 2 kupave ehste normale qe te synohet titulli kampion.
Kthehem tek Tirana, ka stofin e fituesit. Me ulje ngritjet e saj. Vuajti pak largimet dhe afrimet nga mercato e dimrit por Shehi edhe pse i ri ne trajning, modern ne drejtim, i afte te ndryshoje ne momentet kur skuadra nuk funksionon merr timonin dhe rikthen qetesine. Nuk ishte e lehte humbja ne derbi. Dhe me rezulton qe eshte dhe e fundit per tiranen. Kujdes, kane ritmin e duhur ne. Periudhen e vendimtare te sezonit. Skuadra me ne forme.
– Mendoni që një fitore ndaj Tiranës, e afron më shumë Vllazninë pranë titullit kampion apo është çështje e mbyllur pjesa e kreut për kuqeblutë?
Vllaznia ne fitoren 1-0 ne fazen e trete me krijoi idene qe titulli do rikthehej ne shkoder pas shume vitesh. Pas asaj fitoreje 6 ndeshje pa fitore. E pafalshme. Nje shans i hedhur poshte, nje mundesi e arte qe nuk u shfrytezua. Per titullin kampion e shoh te veshtire thuajse te pamundur, disntanca e pikeve te ben ta mendosh kete. Vllaznia per momentin sfiden direkte e ka me Egnatian dhe mendoj qe nje vend mes 3 te parave dhe fitimi i kupes perseri do ta bente pozitiv kete sezonnte veshtire me shume pritshmeri.
– Rezultatet negative të javëve të fundit e kanë nxjerrë nga pretendimet për titull Vllazninë, ndikon ndopak kjo për këtë ndeshje?
Nuk mendoj qe ndikon, kjo eshte sfida e prestigjit, e historise qe mbajne mbi supe keto dy klube. Tifozerite e tyre mezi presin te triumfojne sepse sfida eshte edhe ne tribuna jo vetem ne fushen e lojes. Ne kete ndeshje harrohet cfare ke bere deri tani, normal qe Tirana vjen me me shume besim ndikuar prej pikeve te marra dhe distances se sigurise qe ka. Por Vllaznia mbetet skuadra me e veshitre per ta ne kete sezon.
– Kush mund ta fitojë ndeshjen dhe kush mund të rezultojë vendimtar ndoshta në këtë Klasike të futbollit shqiptar?
A mund te parashikohet nje ndeshje e tille? Kam frike se po ta beje do gaboja. Jam i bindur qe do jete shume e zjarrte dhe e forte. Uroj qe publiku i mrekullueshem shkodran te mbushe stadiumin duke krijuar ate atmosfere te pakrahasueshme qe dine ta bejne vetem ata.
– Dhe ne fund, nje parashikim i juaji per kete ndeshje?
Meqenese po ma kerkon dhe hir te lexuesve tuaj, po guxoj te bej Nostradamusin. 2-2 shenojne Balaj, Çoba, Abazaj dhe Hasani. Po nuk e gjeta, mos me shani se ju thash s’jam i mire me parashikimet.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI