Eno Skarco eshte i mendimit se Vllaznia e meriton ta mbylle sezonin me nje trofe. Ne nje interviste per “Shkodra Sport”, ai ka folur rreth finales se sotme Vllaznia-Laci, teksa eshte shprehur se ardhja e Joses ne krye te pankines, eshte tregues se ai beson ne kete skuader dhe potencialin qe ka.
Skarco u shpreh se Vllaznia eshte nje skuader problematike para porte, ndersa theksoi se ne finalen e sotme duhet te kete kujdes dhe perqendrim te madh.
“Ne rradhe te pare, ju falenderoj per konsideraten dhe shpresoj vertete ta meritoj konstatimin tuaj. Pastaj sa i perket kesaj finale te Kupes, me pelqen shume. Gjithnje, nje finale pa precedente ne aktin e fundit te kompeticionit, rezervon surpriza dhe Vllaznia-Laçi eshte sugjestionuese si sfide, per ate qe kane dhene skuadrat ne kete sezon. Luhatjet jane njera ane e medaljes, por te dyja vijne ne nje moment ku me e keqja ka kaluar.
Vllaznia ka luajtur per nje kohe te gjate futbollin me terheqes ne Superiore, ndersa Laçi beri nje nga ecurite me impresionuese ne kampionat duke shkuar nga mbijetesa ne lufte per titullin kampion. Edhe per kete, jane dy skuadra qe e meritojne plotesisht ta luajne finalen dhe ta mbyllin sezonin me nje trofe.
A e besoj fitoren e Kupes nga Vllaznia? Duhet ta besojne lojtaret, ashtu si jam i bindur se e beson Josa. Ardhja ne pankine e nje tekniku fitues 10 dite para finales, me vetem dy ndeshje perpara se te sfidohet me Laçin, eshte tregues se Josa beson ne kete skuader dhe potencialin qe ka, ndryshe nuk do ta merrte ne nje situate kaq te nderlikuar. Me Josen erdhen dy fitore, qe nuk jane kunder rivaleve per t’u patur ne konsiderate, por ne momentin e duhur per te ndryshuar atmosferen.
Ajo qe konstatoj eshte se nje skuader problematike para portes si Vllaznia, shenoi 6 gola ne dy ndeshje dhe nje i kritikuar si Aralica shenoi dy here ne dy ndeshje, kur kishte shenuar 8 ne 34 jave. Kualitetin per te mundur Lacin kuqeblute e kane, mos harrojme ka nje bilanc 2 fitore 1 barazim dhe 1 humbje ne ndeshjet direkte. Jane trofembajtesit dhe kjo krijon force brenda vetes, por duhet te kete kujdes ne perqendrim. Te fitosh 7 finale ne 15 te luajtura nuk eshte ekzatesisht mentaliteti qe ka nevoje te kete Vllaznia.
Mbrojtja duhet te jete pika e forte e Vllaznise per te fituar finalen. Filozofia e skuadrave qe dine te fitojne jane stabiliteti defensiv, edhe pse sigurisht duhet te shenosh qe ta fitosh ndeshjen. Po te shohim dy finalet e Champions dhe Conference League shohim se triumfuan ata qe u mbrojten me shume dhe me mire. Pra, them mbrojtja sepse ne kete sezon kuqeblute kane me pak humbje se Laçi, 7 kunder 9, por kane shume barazime. Barazime qe do te ishin fitore, nese nuk do te ishin ndeshkuar shume here nga gabime defensive. Me nje numer golash te perafert 47 kunder 52 te kurbinasve, diferencen do ta beje kush nuk lejon shume prapa, pastaj me lojtare si Latifi, Da Silva apo Aralica mund te ndodhe gjithnje dicka e rendesishme.
Nje shprehje thote “tifozet nuk zbresin ne fushe te fitojne ndeshjet”. Krejtesisht e vertete. Megjithate, te gjithe ne qe merremi me futbollin, e dime mire se tifozet jane lojtari i 12-te i skuadres. Jane ata qe te japin energji per nje sforco me shume ne momentin me delikat, jane ata qe lekundin gjunjet e kundershtareve dhe i zbehin besimin. Kush ka dyshime mbi efektin e tifozeve duhet te beje krahasimin me futbollin pa ata, te kohes se pandemise.
Nese kane nevoje skuadrat e medha europiane, ka nevoje edhe Vllaznia, por i duhet nje mbeshtetje totale, edhe kur gjerat nuk shkojne mire. Nje nga defektet qe kane tifozerite tona, eshte se presin qe skuadra e tyre e zemres vetem te dominoje, por futbolli luhet me dy skuadra, prandaj ka momente te mira dhe te tjera jo dhe tifozet duhet te tregojne se jane me mendje dhe zemer me futbollistet e tyre gjithmone. Nese duan ta ndjejne veten pjese te skuadres, duhet te jene aty, njesoj si ne “Loro Borici”, qe ne fund te mos kene, ata per vete, asnje pishman.
Ne loje jane dy skuadra, ku tradita eshte e gjitha e Vllaznise, por vitet e fundit i kane ekuilibruar gjerat. Ne pankine jane dy trajnere, si Josa dhe Duro qe dine te fitoje, kane eksperience dhe e njohin ambjentin ku po punojne. Nje disavantazh eshte koha e pakte e Joses, por me pelqen te mendoj se puna e nje viti nga Brdaric dhe Plori do te sherbeje ne funksion te finales dhe ne fund do te dale nje rezultat pozitiv. Nuk jam i prere per parashikime, por Shkodren e kam per zemer si qytet dhe mendoj se Vllaznia do te fitoje 2-1”,-mbylli prononcimin e tij, gazetari sportiv, Eno Skarco.
Maringlen ZHIVANI