Vllaznia nuk ka te madh vetem emrin dhe historine. Kjo skuader dhe ky klub dallohet per shume gjera, mbi te gjitha per tifozet e saj te mrekullueshem te cilet jane te veçante dhe e mbeshtesin fuqishem ate.

“Shkodra Sport” ka hapur nje rubrike te veçante me titull “Flasin tifozet”, duke marre mendimin e disa prej tyre ne lidhje me sezonin e kaluar dhe me pritshmerite per sezonin e ri.

Personazhi i rradhës që kemi përzgjedhur për t’i marrë një mendim, është Adrit Kraja, i cili eshte një tifoz i zjarrte i Vllaznise.

Në prononcimin e tij për “Shkodra Sport” dhene gazetarit Andi Gjurgjej, ai është shprehur ne menyre te shkurter, me pak fjale, por te dala nga zemra, ne kete menyre:

“Për te mos u zgjatur shume do thoja që: Po ta ndajme ecurine e ekipit në tre pjese, starti shume i mirë, ngecja që kishte në mes dhe mbyllja me pikë të barabarta me ekipin që u shpall kampion them që do i jepja Vllaznise noten 8.

Meritat besoj se janë të të gjitheve. Secili ka kontribuar, staf, lojtar e drejtues. Përsa i përket sezonit të ri ne qofte se do zgjidhet shpejt privatizimi mos të kete me zvarritje besoj që sezoni i ardhshem do jete i mire dhe pa oshilacionet që kishim ketë kampionat.”
Andi GJURGJEJ