Tifozët e Vllaznisë premtojnë të jenë sërish aty, përkrah skuadrës së tyre të zemrës dhe jo vetëm në “Loro Boriçi”, por në të gjitha stadiumet e Shqipërisë ku ajo do të luajë.

Njëri prej tyre është edhe Astrit Karakaçi. Tifozi i zjarrtë kuqeblu ka dhënë një intervistë për gazetën “Shkodra Sport” ku ka folur për pritshmëritë e tij për skuadrën e sezonit të ri, ndryshimet që ajo ka pësuar, kampionatin dhe shumë gjëra të tjera. Për më shumë lexoni intervistën e tij dhënë për gazetën tonë:


– Astrit, si ju duket merkatoja qe ka zhvilluar Vllaznia sivjet?

Këtë vit mundësia me ba një merkato cilësore ishte më e madhe. E për rrjedhojë u afruan shumë futbollistë me emër e CV më të mirë se vitin e kaluar.

– Sipas jush, a eshte krijuar nje ekip me i forte apo me i dobet se ai i sezonit te kaluar?

Sigurisht kur një ekip bën merkato cilësore (ose më e mirë se vjet) pretendon të ketë një ekip më cilësorë e pretendent, por i “druhem” asaj që trajneri e stafi këtë vit nuk do kenë “dhimbje koke”ë për mungesë lojtarësh, por për zgjidhjet që do bëjnë se kush do luajë në formacion.

E kjo pjesë nuk është shumë e thjeshtë, sepse fillojnë qejfmbetjet të cilat ndikojnë në harmoninë e grupit. Është më e thjeshtë të komandosh “ushtarë” sesa “gjeneralë”.


– Kampionatin e ri e mendon me te forte se ai i vjetshmi?

Unë deri tash kam parë vetëm miqësoret e Vllaznisë. Por duke pasë parasysh pjesmarrjen e ekipeve kryesore në Europë, bonuset financiare që kanë përfituar dhe që u shërbejnë për t’u forcuar në merkato, si dhe ardhja e Dinamos në superligë (edhe pse nuk e shoh si pretendentë kryesore), mendoj se ky kampionat do ketë më shumë cilësi e garë të fortë. Uroj që të jemi në garë për titull.


– Do jene nje shtyse me shume tifozet per Vllaznine ne sezonin
e ri?

Si të them? Sigurisht, tifozat janë pjesë e rëndësishme në motivimin e lojtarëve në fushë, por edhe presion kur je para publikut tënd. Se fjala vjen në Durrës nuk ke si me pas presion, se aty del kampion e ditën që merr titullin ke vetëm 500 vetë në stadium!!!. Por përtej humorit, prezenca e tifozave është gjithmonë pozitive.


– Çfarë te bën pershtypje te Vllaznia e sivjetme me shume?

Ndryshimi kryesor e shumë i rëndësishëm është kalimi i klubit nga menaxhimi publik (me bashki) në atë privat (me president). Ky është hap i rëndësishëm në rritjen e përgjegjësisë për një ekip gjithmonë konkurrent si i takon të jetë Vllaznisë.


– Qe do te thote se tashme sukseset nuk do te mungojne?

Premisat janë. Neve na metet të shpresojmë mëa të mirën për skuadrën tonë të zemrës.


– E fundit, si e parashikon ecurine Vllaznise ne sezonin e ri. Ne çfare vendi mendon se do renditet?

Mendoj se do të ketë një ecuri pozitive dhe në përfundim do jemi në vendet e para, konkurrues për kampion e pjesmarrës në Kupat e Europës./SHKODRA-SPORT.COM/