Gazeta “Shkodra Sport” ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pranë tifozëve shkodranë. Për të përçuar më tej emocionet e tyre, pritshmëritë dhe njëkohësisht edhe ankthin me të cilin i përjetojnë ndeshjet e Vllaznisë.

Në këtë kuadër, gazeta juaj ka kontaktuar sërish me disa prej tyre, për të folur me ta rreth ndeshjes finale të Kupës së Shqipërisë Vllaznia- Laçi, mënyrës si po e presin atë dhe njëkohësisht edhe duke i marrë një parashikim për rezultatin përfundimtar të saj.

Njëri nga këto tifozë është edhe Erdis Dibra i cili ka pranuar me kënaqësi të flasë për “Shkodra Sport” për sfidën e së martës. Më poshtë mund të lexoni edhe përgjigjet e pyetjeve që ai ka dhënë për gazetarin Maringlen Zhivani:


– Erdis, si po e përjetoni pragndeshjen e kësaj finaleje të kupës në mes Vllaznisë dhe Laçit?

Ne rradhe te pare te pergezoj per iniciativen tuaj dhe te uroj suksese ne punen tuaj si gazetar. Te them te drejten e shoh nje ndeshje te luftuar dhe shume te veshtire duke pasur parasysh qe perballe kemi nje ekip si Laçi ku per mendimin tim eshte nje nder ekipet me te forta te kampionatit tone, me ekuilibra ne ekip dhe me nje president shume te fuqishem, por Vllaznia i ka te gjitha forcat te perballet me ekipin e Laçit.


– Besoni tek fitorja e Kupës nga Vllaznia?

Besoj shume tek fitorja e Vllaznise, besoj shume tek karakteri i lojtareve te Vllaznise e mbi te gjitha tek Gurishta dhe Krymi te cilet do motivojne ekipin pasi kush me mire se keto dy e ndjejne peshen e fanelles kuq e blu te cilet e kane vesh shume legjenda per shume vite me rradhe. Po ashtu besoj shume dhe tek profesor Josa i cili e njeh me se miri kampionatin tone dhe ekipin e Laçit te cilin e ka drejtuar kete kampionat per me teper se dy faa.


– Çfare duhet te beje Vllaznia per ta fituar ndeshjen?

Pika me e forte e Vllaznise duhet te jete forca e karakterit e djemve, duke pasur parasysh shume padrejtesi qe i jane bere ekipit tone kete sezon. Besoj shume dhe mendoj se forca dhe cilesia e sulmit te Vllaznise do vihen ne pah ne ndeshjen me te rendesishme te sezonit.

– Mendoni se do kete shume tifoze shkodrane ne “Air Albania”?

Tifozet e Vllaznise jane me uniket dhe me fanatiket ne Shqiperi, “Shkodranin lene pa buk e jo pa VLLAZNI”. Duke pare dhe interesimin e shumte dhe nga diaspora te cilet kane nje muaj qe po organizohen per finalen e kupes, po ashtu dhe ato me uniket, me te miret e Shqiperise “VLLAZNIT ULTRAS”, e them me plot bindje se ne “Air Albania” do jene me shum se 8.000 shkodran prezent. Te veçanta e surpriza do kete nga VLLAZNI. dDi t’iu them se do kete spektakel ne tribunat e “Air Albania” nga “VLLAZNIT ULTRAS” dhe i bej thirrje çdo shkodranit qe e ndjen Vllaznine me shpirt, t’i bashkohet ketij grupimit ultras ne kete ndeshje te rendesishme te Vllaznisë dhe me tej t’i bashkohen e t’i mbeshtesin fuqishem keto djem qe i kane sjell bukurine stadiumit “Loro Boriçi” dhe tere stadiumeve ne Shqiperi.

– Një parashikim për rezultatin e kësaj finaleje…

Besoj shume tek fitorja e kuq e bluve me rezultatin 2-1.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI