Vllaznia nuk ka te madh vetem emrin dhe historine. Kjo skuader dhe ky klub dallohet per shume gjera, mbi te gjitha per tifozet e saj te mrekullueshem te cilet jane te veçante dhe e mbeshtesin fuqishem ate.

“Shkodra Sport” sot do te hape nje rubrike te veçante me titull “Flasin tifozet”, duke marre mendimin e disa prej tyre ne lidhje me sezonin e kaluar dhe me pritshmerite per sezonin e ri.

I rradhes me te cilin kemi komunikuar eshte Ermir Vajushi i cili prej me shume se nje viti ka patur nje rol shume te rendesishem ne promovimin e Vllaznise, por edhe ne nxjerrjen e shume problemeve dhe kontributin e tij per permiresimin e tyre.

Ja si eshte shprehur Vajushi per “Shkodra Sport” ne lidhje me ecurine e Vllaznise se sezonit te kaluar dhe ate se çfare duhet te bejne drejtuesit per te ardhmen:

“Sezoni 2020-2021 për Vllazninë dhe ne si tifozë ishte një nga sezonet më emocionuese që mund të kemi përjetuar ndër vite. Filloi pa shumë bujë, mbase edhe me kritika të shumta, por skuadra tregoi se ka brumë vërtetë të mirë dhe mund të fitonin gjithçka.

Fatkeqsisht e mbyllëm vetëm me fitimin e Kupës së Shqipërisë pa arritur dot që të triumfonim edhe në kampionat, ku vetëm golavarazhi -4 na hoqi titullin kampion nga dora. Duhet përmendur që pas krahëve të Vllaznisë u luajtën edhe lojra të pandershme. Pengu im i madh për këtë sezon është ndeshja me Bylisin në Shkodër. E pakuptueshme se si e humbëm atë ndeshje.

Gabuam shumë në atë moment krize që zgjati vërtetë shumë, por edhe të tjerat gjithashtu gabuan pafundsisht. Megjithatë, në tërësinë e kampionatit Vllaznia tregoi nivel të lartë dhe se meritonte të fitonte kampionatin. E përmenda dhe më lart, emocione të papërshkrueshme na dhuroi ky sezon, ku përveç lojrave mbreslënëse thuajse gjatë gjithë kampionatit, ishin ato golat in ekstremis që mbase na kanë bërë të kalojmë në ekstazë nga gëzimi.

Fitimi i kupës në mënyrë thuajse perfekte, 5 ndeshje, 5 fitore, 18 gola të shënuar dhe 0 të pësuar, mund ta bëjnë Vllazninë për rekord. Mbase po të hapim arkivat vështirë se do gjejmë një skuadër të dytë që ka të tilla statistika.

Për presidencën ose sponsorin, është po ashtu një sezon shumë pozitiv, kujtojmë këtu që është vetëm sezoni i tyre i parë. Naturisht që bënë edhe ato gabimet e tyre, por kjo do t’u shërbejë atyre për të ardhmen që ti riparojnë ato gabime të bëra gjatë rrugës.

Ankandi – është çështja e momentit dhe presim me padurim që të zgjidhet dhe kjo pjesë ku duket se jo pak probleme do të ketë. Mund të shkojë shumë gjatë…

Sezoni i ardhshëm – Pritshmëritë tashmë janë rritur tejmase. Qyteti është zgjuar plotësisht dhe tashmë kërkon Trofe Fizik, jo më Moral.

U del një punë e madhe përpara për të ndërtuar një skuadër që tashmë duhet të futet me objektiva të deklaruara FITIMIN E KAMPIONATIT. Le të shpresojmë që do vazhdojmë rrugën e nisur sezonin që lamë pas dhe të formojmë një skuadër me potencial në mënyrë që të paraqitemi sa më denjësisht në Uefa Conference League, ku shpresojmë të shkojmë sa më larg të jetë e mundur dhe po ashtu të dominojmë kampionatin e ardhshëm futbollistik 2021-2022. Forca Vllaznia!”- eshte shprehur Ermir Vajushi.