HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFlasin tifozët/ Gëzim Çoçja: Për nesër s'ka justifikime. Tifozët duhen në stadium

Flasin tifozët/ Gëzim Çoçja: Për nesër s’ka justifikime. Tifozët duhen në stadium

Vllaznia nuk ka të madh vetëm emrin dhe historinë. Kjo skuadër dhe ky klub dallohet për shumë gjëra, mbi të gjitha për tifozët e saj të mrekullueshëm, të cilët janë të veçantë dhe e mbështesin fuqimisht atë.

Padyshim që, njëri prej tyre është Gëzim Çoçja, një sportdashës i Vllaznisë, i cili ka qenë në stadium thuajse në çdo ndeshje ndër vite.

I ftuar në emisionin “Sport Arena” në TV Rozafa, Çoçja u shpreh se tifozët e Vllaznisë janë larguar edhe nga arbitrimi shumë zhgënjyes ndaj shkodranëve këtë sezon, por thekson se ai beson shumë që ndeshjen e Kupës ndaj Partizanit, tifozët shkodranë do ta mbështesin ekipin e tyre të zemrës maksimalisht, duke mbushur shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”.

“Unë jam me atë parullën “Vllazni, ti nuk je kurrë vetëm” dhe një prej atyre jam unë domethënë që nuk shkëputem. Gjithmonë, Vllaznia i ka tërhequr tifozët, por në këto momentet e fundit, duke u ndëshkuar edhe nga arbitrimi, me të vërtetë shumë zhgënjyes, edhe janë larguar, por besoj që këtë rradhë me Partizanin, edhe nga kjo studio do u bëj thirrje që të mos mungojnë, t’i mbushim shkallët e stadiumit dhe ta mbështesim ekipin deri në fund.

Jemi prapë brenda objektivave. Në qoftë se, dalim në finalen e Kupës së Shqipërisë, është një sukses për ekipin tonë.

Tani, edhe ndryshimi i trajnerit, nganjëherë ndikon super mirë, por nganjëherë rri edhe në vend-numëro. Si në rastin tonë, domethënë që, nuk morëm atë që pritëm.

Shumë faktorë janë për situatën aktuale të Vllaznisë, por në fund trajnerit Plori i shikohet rezultati. Trajneri thuhet se matet me rezultate”,-tha gjatë prononcimit të tij, sportdashësi i Vllaznisë, Gëzim Çoçja,
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments