Mund te duket e çuditshme por ecuria e Vllaznia U13 ne keto tre javet e para te kampionatit ka bere pak pershtypje. Ajo i ka fituar te dy ndeshjet qe ka luajtur ne transferte, fillimisht ne Laç dhe sot ne Shenkoll, nderkohe qe ka humbur sfiden e vetme te luajtur ne Shkoder, ate me Brians.
Ajo ndodhet aktualisht ne kuoten e 6 pikeve dhe mban vendin e katert ne renditje pas tre ndeshjesh te luajtura deri me tani ne kampionat.
Paraditen e sotme Vllaznia U13 e drejtuar nga trajneri Astrit Prençi ka luajtur ne Shenkoll ndaj skuadres vendase dhe ka fituar me rezultatin 1-0.
Fatin e ketij takimi e ka vendosur goli i shenuar nga sulmuesi Flavio Fusha ne minuten e 26-te. Ky eshte nje futbollist me mjaft te ardhme dhe ashtu si dhe ne javen e pare, ka shenuar serish duke ndihmuar ekipin e tij te fitoje.
Ndonese shume prej futbolisteve te Vllaznia U13 jane te nje datelindje me te vogel, paraqitjet e ketij ekipi duken vertete te mira dhe ai pritet te jete ne mes pretendenteve te ketij sezoni./SHKODRA-SPORT.COM/