Talenti shkodran Mehdi Çoba realizoi një gol shpresë në minutën e 92-të në sfidën që Vllaznia zhvilloi mbrëmjen e djeshme ndaj Shiroki Brijeg në transfertë. Kjo përballje përfundoi me rezultatin 3-1 për boshnjakët. Në prononcimin pas këtij takimi, Çoba u shpreh:
“Ma merr mendja që është një gol shprese. Ekipi kishte nevojë për një gol, shyqyr që na doli, shpresojmë tani te ndeshja e radhës. Ndeshja ishte e tensionuar për shkak të arbitrit, kartonët nuk ishin të domosdoshëm në disa momente si te rasti i Krymit. Ndeshjen tjetër ka për të qenë më mirë.
Forcë kemi sepse e kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen, kemi bërë shumë stërvitje, kemi mentalitetin shumë të mirë, pse jo për ta kthyer rezultatin. S’di, çfarë të them, te penalltia e dytë s’kam fjalë hiç.
Kam punuar fortë për këtë ditë, shpresoj të vazhdoj kështu. Në radhë të parë dua t’i shërbej ekipit pastaj pjesës time. Me golin që realizuam në transfertë, në ndeshjen tjetër kemi për të qenë shumë më të fortë”, u shpreh Çoba.