...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFlet Cungu: Në Vllaznia-Laçi, ja për kë bëj tifo

Flet Cungu: Në Vllaznia-Laçi, ja për kë bëj tifo

Armando Cungu në të kaluarën, ka drejtuar edhe Vllazninë edhe Laçin, por në ndeshjen e sotme, si shkodran që është ai ka thënë se bën tifo për Vllaninë.

Për “Gol pas Goli”, trajneri shkodran ka folur para ndeshjes mes dy skuadrave, duke thënë se kuqeblutë e Brdrariç janë të dënuar për të kaluar në finale.

Unë jam njeri i Shkodrës, djalë Shkodre, si futbollist dhe si trajner. Në fund të fundit jam shkodran dhe këtu jam si tifoz i Vllaznisë. Mendojnë do të jetë një ndeshje shumë e hapur dhe e fortë. Është ndeshje mes rivalëve, për titull dhe për Kupën.

Për Laçin e kam menduar që do jetë për Kupat e Europës. Ndoshta kishte ardhur edhe momenti i Laçit, duke parë edhe ekipet e tjera, që u dobësuan.

Favoriti për titullin? Unë mendoj, jo si shkodran, por si sportdashës. Për këto që kemi parë deri tani, mendoj se Vllaznia e meriton titullin. Kanë bërë shumë mirë në këtë sezon. Katër ekipet janë pretendente. Dëshira ime është Vllaznia dhe dua që ta fitojnë titullin. Laçii është një kockë e fortë këtë sezon. Teuta ka krijuar një qetësi në kohët e fundit. Partizan deh Laçi mund t’i hapë probleme. Do jetë një fazë shumë e vështirë, duke parë edhe Tiranën.

Të synosh në dy fronte, duhet të kesh një kontingjent të bollshëm. Të ruash freskinë e grupit, nëm mënyrë që ta ruash freskinë. Vllaznia ndoshta është ekipi më i penalizuar në këtë drejtim. E shikoj pak më të penalizuar. Në këtë moment ku ndodhemi, Vllaznia është e dënuar për të kaluar në finale, për ta mbyllur sezonin me trofe”, tha Cungu.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.