Pas fitores 2-0 në stadiumin “Selman Stërmasi” ndaj Laçit, në mikrofonat e “SuperSport” ka folur Enur Totre pas kësaj ndeshjeje i cili ka analizuar këtë triumf të bardhebluve:

“Jam i lumtur për golin, por kryesorja është se ekipi mori tri pikët. Po ambjentohemi, por e rëndësishme është tre pikëshi. Kemi pas nevojë për përshtatje, por kur ke lojtarë si Ngo, Seferi, Xhixha dhe Limaj është më e lehtë.

Si ekip i Tiranës objektivat dihen, ne i marrim ndeshjet një nga një. Nëse vazhdojmë me paraqitjet e mira, nuk po them për titullin por edhe Kupa. Është java e katërt dhe i kemi analizuar ekipet.

Vllaznia më pëlqen sesi luan është me kualitet, Partizani gjithashtu, por një hap përpara është Vllaznia. Tirana është më e trofeshmja në Shqipëri, si Shkëndija është ashtu dhe Tirana për të fituar çdo vit. Brenda skuadrës ka një atmosferë perfektë, këtë e bën klubi me stafin.”