Matijs De Ligt ka treguar edhe mbrëmë se pse e gjithë Europa është vënë në ndjekje të këtij talenti të jashtëzakonshëm që ka prodhuar shkolla holandeze. Kapiteni I Ajaksit shënoi galin e parë të ndeshjes për skuadrën e tij, por këtë radhë nuk e ndihmoi dot të siguronte kualifikimin në finalen e Champions, pas atij goli të pësuar në sekondat shtesë të sfidës përballë Totenhemit.
“Gjyqtari tha që kishte mbetur edhe një minutë lojë dhe ne e dinim se do të duhej të luftonim gjatë kësaj kohe. Menduam se ia dolëm por nuk ishte e thënë. Ndeshja zgjati 5 sekonda më shumë se duhej.
Ishte si të të zhdukej toka nga poshtë këmbëve. Ishim kaq afër… Natyrisht që në dhomat e zhveshjeve kishte një qetësi vdekje. Por pavarësisht se është shumë e dhimbshme, kemi kaluar një sezon fantastik dhe mund të shpallemi kampionë në Holandë.
Ata luajtën me intensitet të lartë dhe na krijuan shumë probleme, sidomos në pjesën e dytë. Nuk po e besonim se në çfarë trysnie na vendosën në këtë sfidë”, pranoi kapiteni i holandezëve i cili u bë adoleshenti i katërt që shënon në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve në historinë e këtij turneu, /vipsport/